Rreth nesh
Job Crescita është një agjenci shqiptare që të përgatit dhe të shoqëron drejt studimit, punës dhe jetës në Itali.

Crescita do të thotë rritje.
Job Crescita është një agjenci shqiptare kursesh profesionale, që bashkëpunon me qendrat e formimit në Itali. Punojmë me të rinj dhe të rritur që duan të studiojnë, të punojnë dhe të jetojnë në Itali, dhe me familjet e tyre, që duan t’i dinë në duar të sigurta.
Të shoqërojmë hap pas hapi: verifikojmë nëse i plotëson kushtet, të ndihmojmë me regjistrimin në kurs dhe përgatisim dokumentet për vizën e studimit. Në Itali të asistojmë me lejen e qëndrimit dhe, pas kursit, nëse plotëson kushtet ligjore, me kërkesën për konvertimin e saj në leje qëndrimi për punë.
Job Crescita
2011
Viti kur u themeluam

Qartësi
Të shpjegojmë çdo hap para se ta nisësh, pa surpriza.
Shoqërim hap pas hapi
Të shoqërojmë nga takimi i parë deri te leja e qëndrimit.
Pranë teje edhe në Itali
Mbështetje për procedurat edhe pasi të kesh mbërritur.
Me çfarë merremi
Nga kurset profesionale te lejet e qëndrimit dhe procedurat e tjera në Itali.
Kurse profesionale në Itali
Regjistrim në kurse të certifikuara dhe ndjekja e tyre.
Leja e qëndrimit dhe konvertimi
Asistencë për lejen e qëndrimit dhe për kërkesën e konvertimit në leje qëndrimi për punë.
Këshillim për emigracionin
Këshillim për çështjet e emigracionit në Itali.
Rinovim i lejes së qëndrimit
Për ata të cilëve u mbaron leja e qëndrimit në Itali.
Leja e drejtimit
Përkthim i lejes së drejtimit, në të gjitha qytetet e Italisë.
Sistemi i Informacionit Schengen (SIS)
Informim për gjendjen tënde në sistemin SIS.
Asistencë ligjore
Asistencë ligjore për ata që kanë një masë dëbimi në një vend të zonës Schengen.
Punë pas kursit
Me aftësitë që ke fituar mund të kërkosh punë në Itali. Punëdhënësin e gjen vetë.
Do të punosh në Itali? Fillo duke mësuar një zanat.
Na shkruaj KURS në WhatsApp ose na lër emrin dhe numrin. Të tregojmë hap pas hapi si funksionon.